Gjermani: Gjobë deri në 2 mijë e 500 euro në rast se nuk vaksinojnë fëmijët

Gjermani: Gjobë deri në 2 mijë e 500 euro në rast se nuk vaksinojnë fëmijët

Prindërit gjermanë që nuk do të arrijnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksina kundër fruthit do të përballen me dënime.

2 mijë e 500 euro parashihet të jetë gjoba sipas një draf legjislacioni nga ministri i Shëndetësisë së shtetit, shkruan CNN.

“Dua ta çrrënjos fruthin”, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn.

“Secili fëmijë që shkon në kopsht apo shkollë duhet të jetë i vaksinuar kundër fruthit”, ka thënë ai.

Spahn ka theksuar se prindërit duhet ta shpalosin vërtetimin se fëmija i tyre është i vaksinuar kundër këtij virusi., transmeton Klan Kosova.