Një poezi për paqen

Një poezi për paqen

Neeli Cherkovski është poet amerikan. Lindi në Los Anxhelos. Është autor i disa përmbledhjeve me poezi, si: Don’t Make a Move (1974), Animal (1996), Leaning Against Time (2005), From the Canyon Onward (2009), The Crow and I (2015) dhe Elegy For My Beat Generation (2018). Poezia e tij është botuar në spanjisht, gjermanisht, italisht, turqisht etj.

Cherkovski është autor i librit Whitman’s Wild Children (1989), një përmbledhje me ese për 12 poetë, ku përfshihen A. Ginsberg, L. Ferlinghetti, Filip Lamantia, Ch. Bukowski, Bob Kaufman, Gregory Corso dhe të tjerë. Është autor edhe i biografisë së Lawrence Ferlinghettit, Ferlighetti: A Biography, dhe i biografisë së Bukowskit

Hank: The Life of Charles Bukowski.

Është laureat i disa çmimeve letrare.

 

NJË POEZI PËR PAQEN

E shihni nuk i kemi harruar

lisat e moçëm as nuk i kemi falur asnjëherë me të vërtetë

ata që na tradhtuan

në rrugën për pemishtet qiellore

kështu që ne flemë më mirë se të tjerët

rëra tërheq perden mbi strofullin e korbit

duke qenë se burrat merren me problemet

e instalimit të diktaturave nën qepallat

e atyre që janë të panikuar dhe që po vdesin urie

o hir i tillë o lajme të tilla të këqija ne tensionojmë

mendjet tona ne jemi në zjarr

oh ne jemi të dënuar për t’i përsëritur urrejtjet rrezatuese

në pyjet e vjetra

 

PARISI I PARË NGA AUTOBUSI

 

Vendet që t’i dhuron

Kur vozitesh me autobus

Në antikitetin elegant

Të rrugëve parisiene

Mund të krahasohen sall

Me rabinin

Që princëron në skajet

E vetëdijes

 

Duhet të mësosh të qëndrosh

Në kontroll

Mos e humb fokusin

Geto varet

Qëndrueshmëria jote
 

E ul shpejtësinë

Dhe garon teposhtë kodrës

Si një urtar nga fortesa

E lashtë

 

Je duke e parë Parisin nga autobusi

Natën

Dhe lutesh

Për Pyllin e Shndritshëm

Ku Nietzsche dhe fëmijët e tij

Definuan diellin mëngjesor

Vrasja përfundoi në çmenduri

 

Bonjour

I dashur

Ti je makinë mirënjohëse

E montuar në Francë

Për francezët

 

ÇDO MËNGJES

 

Trishtilat gërmisin

Dhe cicërojnë, kur bie

Shi zogjtë

Kthehen në pemë dhe

Rrënjosen

Thellë në tokën

E ftohtë pjellore, unë jam

Dëshmitar, çfarëdo e keqe

Që na godet vjen nga ajo çfarë bëjmë ne

Zogjtë rrënjët pemët

Dhe poezia

Skalisin harmoninë

E ne jemi të rrënjosur

Në dëshirën e pabesë

Ama edhe kjo do të kalojë

 

(Përktheu nga anglishtja: Fadil Bajraj. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)