​ASHAK thellon bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Malit të Zi

​ASHAK thellon bashkëpunimin me Akademinë e Shkencave të Malit të Zi

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) dhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Malit të Zi nënshkruan sot marrëveshjen dhe protokollin për bashkëpunim, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët dhe kërkimeve akademike në të ardhmen.

Këto dy dokumente janë nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore, kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Malit të Zi, akademik Dragan K. Vukçeviq.

Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të kësaj marrëveshje dhe protokollit për bashkëpunim, të cilat janë dokumentet e para të këtij lloji të nënshkruara nga përfaqësuesit e këtyre dy akademive.