Pamjet e para të BMW M8 të serisë ‘Competition’

Pamjet e para të BMW M8 të serisë ‘Competition’

Pothuajse 5 muaj pas konfirmimit, BMW M8 i serisë ‘Competition’ shfaqë përsëri fytyrën.

Imazhet e fundit të modelit janë shfaqur në disa forume dhe në Instagram, duke treguar M8 Competition në ngjyrë të kuqe.

BMW M po planifikon gjithashtu edhe një model Coupe të ardhshëm, i cili e çon aspektin sportiv të ‘M8’-shit standard në një nivel të ri.

BMW M8 Competitive supozohet se do jetë në gjendje të prodhojë edhe më shumë se 650 kuaj fuqi.

Vetura në fjalë do kapë shpejtësinë prej 100 km në orë për 3.3 sekonda.