Jonida Maliqi e mahnitshme në provat e para të Eurovisionit

Jonida Maliqi e mahnitshme në provat e para të Eurovisionit

Mbrëmjen e 16 majit në Tel Aviv pritet të mbahet gjysmëfinalja e “Eurovision 2019”, ku do të performojë këngëtarja, Jonida Maliqi.

 “Ktheju tokës” e mban titullin kënga me të cilën Jonida prezantohet në Eurovision, e që sipas sondazheve renditet në vendin e dytë.

36-vjeçarja këto ditë ka udhëtuar për në Tel Aviv të Izraelit, atje ku edhe do të zhvillohen tri netët e Eurovisionit të sivjetmë.

Duket se Jonida  ka pasur provat e para në skenën e Izraelit dhe një performancë të shkurtër të saj mund ta shihni në videon e mëposhtme.

Në faqen e Eurovisionit thuhet se në përfundim të performancës së saj është shfaqur një shqiponjë në ekran.

Jonida një kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe veshjes, ndërkohë që vjen në skenë e veshur me një nga veshjet më të përpunuara që kemi parë deri më tani këtë vit. Veshja e saj është e zezë, me mëngë të shkurtra e kombinuar me ngjyrë ari.

Përndryshe, edicioni i 64-të i festivalit do të mbahet në Izrael nga data 14 deri më 18 maj në qytetin e Tel Avivit./telegrafi/