Botim special i ditarit të Ana Frankut

Botim special i ditarit të Ana Frankut

Një botim special i ditarit të Ana Frankut (Anne Frank) do të dalë në tregun gjerman, me rastin e 90-vjetorit të lindjes së autores, muajin e ardhshëm.

Edicioni përmban një version të plotë të ditarit, që Frank shpresonte ta botonte pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

“Është një libër shumë unik dhe që përcjell atë të cilin ne jemi dhe atë që na intereson ne si botues, edukimin, të drejtat e njeriut dhe epokën e nacional-socializmit”, theksoi Alexander Roesler, i shtëpisë botuese ”Fischer”. “Ky libër është qendra e identitetit të shtëpisë sonë botuese”.

Babai i Ana Frankut, i vetmi anëtar i familjes që mbijetoi Holokaustit, botoi ditarin e saj në vitin 1947. Sot ai është një nga librat më të lexuar në botë. /atsh/