​Porsche dënohet me 535 milionë euro për shkak të dizelit

​Porsche dënohet me 535 milionë euro për shkak të dizelit

Prodhuesi gjerman i veturave sportive Porsche është dënuar për shkak të falsifikimit të rezultateve të emetimit të gazrave të dëmshme.

Kompania, e cila i takon grupit Volkswagen është dënuar me 535 milionë euro dhe drejtuesit e Porsche nuk kanë bërë ankesë ndaj vendimit të prokurorisë në Shtutgart.

Shkelja ka të bëjë me veturat e prodhuara që nga viti 2009, të cilat nuk përmbushin standardet ekologjike të Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar, Porsche ndaloi ofrimin e modeleve të saj me motorë dizel, pasi do të fokusohet në zhvillimin e motorëve me benzinë dhe njësive hibride me performancë të lartë.