Numri i automjeteve elektrike dhe hibride në BE arriti 2 milionë në 2017

Numri i automjeteve elektrike dhe hibride në BE arriti 2 milionë në 2017

Nga vendet anëtare të BE-së për të cilat ka të dhëna, pesë shtete kanë më shumë se 1 për qind të automjeteve hibride apo elektrike të regjistruara nga numri i përgjithshëm .

Rreth dy milionë automjete të regjistruara në vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjatë vitit 2017 kanë qenë elektrike ose hibride, flasin të dhënat e fundit të publikuara nga Enti evropian për Statistika (Eurostat).

"Në vitin 2017 në shtetet e BE-së janë regjistruar 262 milionë automjete, nga të cilat rreth 2 milionë (0.8 për qind) janë klasifikuar si automjete elektrike ose hibride që mund të punojnë me një kombinim motori me karburant dhe energji elektrike”, thotë Eurostat.

Organi i BE-së për statistika, tha se gjatë viteve të fundit, është regjistruar një rritje të vazhdueshme në numrin e automjeteve elektrike dhe hibride në të gjithë BE-në. Në veçanti, thotë Eurostat, numri i automjeteve hibride me benzinë ​​në vitin 2017, 1.5 milion, ishte gati për shtatë herë më i madh se numri i regjistruar në vitin 2013, 0.2 milion.

Nga vendet anëtare të BE-së për të cilat ka të dhëna, pesë shtete kanë më shumë se 1 për qind të automjeteve hibride apo elektrike të regjistruara nga numri i përgjithshëm.

Suedia kryeson me 2.4 për qind, e ndjekur nga Polonia me 1.9, Britania e Madhe me 1.5, Franca me 1.4 dhe Belgjika me 1.2 për qind.