Brenda pabit më të vogël në Britani

Brenda pabit më të vogël në Britani

Këto fotografi tregojnë më së miri për pabin më të vogël në Britani, që menaxhohet nga një pensioniste.

Pabi Luppitt Inn menaxhohet nga Mary Wright, 98-vjeçe, e cila vazhdon ta kryej punën e kamerieres, banakieres dhe pastrueses edhe pse në moshë të shtyrë.

Ajo e hap lokalin në Devon tre herë në javë nga e enjtja e deri të premten, e edhe përkundër faktit që nuk ka muzikë, ky vend është bërë “destinacioni” i preferuar i banorëve të zonës.

Aty servohet vetëm një lloj i birrës që ajo e ka emëruar si Otter-Bitter, të cilën e preferojnë shumë klientët, kurse pronarja thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet duke punuar.