Toyota ‘fajëson’ amerikanët për humbje të fitimit

Toyota ‘fajëson’ amerikanët për humbje të fitimit

Toyota tha sot se në tremujorin e parë të 2019 kishte një rënie në fitime prej katër për qind për shkak të shitjeve të dobëta të automjeteve në Amerikën e Veriut.

Në të njëjtën kohë, një prodhues i vogël japonez, Honda, raportoi se kishte regjistruar humbje.

Nga janari deri në mars, Toyota ka fituar 4.2 miliardë dollarë, raporton AP.

Të ardhurat e shitjeve u rritën me dy për qind në tremujorin e parë në 7.75 trilionë jen (70 miliardë dollarë), tha kompania në një deklaratë.

Prodhuesit japonezë të sedan Camri, Hybrid Prius dhe modelet luksoze, Lexus, planifikojnë një fitim prej 2.25 miliardë jen, ose 20 miliardë dollarë, për vitin fiskal që përfundon në mars 2020, një rritje prej pothuajse 20 për qind në krahasim me 1.88 miliard jen (17 miliardë dollarë) për vitin fiskal të përfunduar në mars 2019.

Megjithatë, mediat japoneze thonë se me 30.2 trilionë jen (275 miliardë dollarë) të të ardhurave vjetore, Toyota është kompania e parë japoneze që regjistron shitje mbi 30 trilionë jen (273 miliardë dollarë).

Në vitin fiskal që përfundoi në mars, Toyota shiti 10.6 milionë automjete në mbarë botën, krahasuar me 10.4 milionë të vitit të mëparshëm fiskal.

Ndërsa kompania tjetër japoneze e automobilave, Honda, sot raportoi një humbje prej 13 miliardë jen (118 milionë dollarë) për periudhën janar-mars, pavarësisht rritjes së shitjeve, për shkak të një norme të pafavorshme, fitimeve nga taksat mbi të ardhurat dhe shpenzimet e tjera,


MË SHUME NGA Auto