Ismaili: Çmime të njëjta për barna të njëjat në të gjithë Kosovën

Ismaili: Çmime të njëjta për barna të njëjat në të gjithë Kosovën

Shumë shpejt, qytetarët e Kosovës do të mund të beljnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës.

Kjo po bëhet e mundur pasi që Ministria e Shëndetësisë ka finalizuar Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimeve të barnave. Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili. Me këtë rast, ai ka pasur një takim me Autoritetin e Konkurrencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës ku ka folur për ndikimin që do ta ketë ky dokument për jetën e qytetarëve. “Shumë afër të një prej reformave më të mëdha në shëndetësinë tonë. Tashmë e kemi draftin final të udhëzimit administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në të gjitha barnatoret tona.

Shteti nuk do të blejë më barna më shtrenjtë se vendet e rajonit, kurse qytetarët do të blejnë barnat e njëjta me çmime të njëjta në të gjitha barnatoret e Kosovës”, ka shkruar ministri Ismaili. Më tej, ai ka thënë se ky dokument do të hap një faqe të re për shëndetësinë kosovare dhe do të mbroj shtetin dhe qytetarët nga shpenzimet e larta financiare. “Për këtë, sot pata edhe një takim me drejtues të Autoritetit të konkurencës dhe Odën e Farmacistëve të Kosovës. Kemi punuar shumë gjatë dhe me kujdes duke analizuar të gjitha faktet e mundshme që mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve për atë se çka sjell zbatimi i tij. Falenderoj përgjegjësit e Autoritetit të Konkurencës për angazhimin e tyre dhe përfshirjen në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin”, ka përfunduar ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi