A do të jetë ky avioni më luksoz i vitit 2021?

A do të jetë ky avioni më luksoz i vitit 2021?

Avioni Four Seasons Private Jet po vjen fuqishëm në treg. Përmirësimet që pritet të sjellë do të jenë magjepsëse. Ky avion i cili do të jetë pjesë e familjes Airbus NEO, do të ketë kabinën më të lartë dhe më të gjerë, krahasuar me gjithë avionët e klasës së tij.

Avioni do të ketë 48 dhoma për pasagjerët, me një dizajn të tillë që do të mundësojë komunikimin e lehtë të pasagjerëve edhe pse do të jenë në vende të ndryshme. Prezantimi i avionëve “Four Seasons Jet 2.0”, të projektuar në mënyrë misterioze u bë këtë javë.

Ky lajm vjen menjëherë pas prezantimit të projektit luksoz të kompanisë ajrore Boeing 757. Çmimi minimal i një bilete udhëtimi me këtë avion varion nga 147,000 dollarë për person.