Audi më i famshëm në histori, ka mbushur 25 vjet

Audi më i famshëm në histori, ka mbushur 25 vjet

Prodhimi i A4 ka filluar më 1994, për të mos ndaluar më kurrë.

Me mbi tre million njësi të shitura vetëm gjatë vitit të kaluar, është vështirë të mendohet se Audi do të mendojë ndonjë herë ta largojë nga prodhimi modelin A4, transmeton Telegrafi. Gjithçka filloi para një çerek shekulli, duke e ndryshuar pozitën e kompanisë përgjithmonë.

Që kur prodhuesi gjerman e lansoi modelin A4, që e zëvenëson serinë 80, u bë modeli më i famshëm në Audi, duke u shitur më së shumti. Vetëm në vitin 1994, kur edhe u prezantua, është shitur në 272 njësi.

Brenda 25 vitesh, u shit në 7.5 milionë njësi, në pesë gjenerata të ndryshme. Ky model, jo vetëm që është më i suksseshmi nga të gjitha linjat, por edhe më i shituri.

Sipas llogarive, çdo i pesti Audi është një A4, përfshirë të gjitha versionet qoftë sedan, Avant, Allroad, S4 apo RS4. Interesim më të vogël nuk ka pasur as për versionin sportive dhe atë me tavan të hapur.