Qyteti ku shtëpitë shiten për 1 euro

Qyteti ku shtëpitë shiten për 1 euro

Mussomeli është një qytet në Sicilinë jugore ku po shiten qindra shtëpi antike për një euro ose më pak në internet. Qeveria lokale mori vendimin për shitjen e shtëpive me çmimin e ulët në një përpjekje për të ringjallur zonën.

Shumë prej fshatrave të vegjël të Italisë po përjetojnë një eksod masiv pasi banorët largohen drejt zonave urbane.

Një qytet tjetër sicilian Sambuca paguan familjet në mbarë botën për tu zhvendosur për të jetuar atje dhe për të rehabilituar shtëpitë e braktisura.

Ata që kanë dëshirë të blejnë shtëpitë e lashta duhet edhe ti rinovojnë.

Blerësit duhet të rinovojnë shtëpitë e tyre brenda një viti pas blerjes, ose humbasin depozitën e sigurisë prej 8.000 dollarë që u kërkohet të paguajnë.