IsufI: Mogherinit i ka rënë vlera, ndryshimi i kufijve çon në luftë

IsufI: Mogherinit i ka rënë vlera, ndryshimi i kufijve çon në luftë

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se vlera e përfaqësueses së  Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka rënë.

Duke folur të mërkurën në “Debat” te RTK ai ka theksuar se ideja e ndryshimt të kufive çon në luftë. .    

“Loja që po luhet nuk çon askund tjetër pos në luftë. Tentimi për t’i ndryshuar kufijtë do ta destabilizojë rajonin. Ajo çka është me rëndësi sot, që Mogherinit, i ka rënë vlera, sepse ka dashur t’i përgjigjet një agjende, që në vend të përmirësimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prodhon një ngjarje që mund ta trazojë Ballkanin”, ka thënë Isufi.