OIK-u drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë

OIK-u drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë

Oda e Infermierëve vazhdon të bëjë hapa të rëndësishëm që kanë për qëllim anëtarësimin në Asociacionin Ndërkombëtar të Infermierëve. Kjo do të kërkohet edhe gjatë vizitës në Kranj të Sllovenisë nga kryetari i OIK-ut, Naser Rrustemaj

Një delegacion i Odës së Infermierëve të Kosovës i udhëhequr nga kryetari Naser Rrustemaj po qëndron në një vizitë dy ditore në Kranj të Sllovenisë, në kuadër të Kongresit të 12-të Ndërkombëtar të Infermierëve të Sllovenisë e që koincidon me 100 vjetorin e themelimit të Asociacionit Slloven të Infermierisë.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës (OIK), Naser Rrustemaj ka thënë se po bëjnë hapa të rëndësishëm drejt anëtarësimit të OIK-ut në Asociacionin Ndërkombëtar të Infermierëve.

Kjo, sipas tij, do t’iu mundësoj infermierëve kosovarë që të jenë të përfshirë në trajnime, konferenca si dhe qëllim kyç mbetet që dokumentacioni i Odës së Infermierëve të Kosovës të jetë i pranueshëm dhe kompatibil me gjitha vendet e Evropës. 

Këtij kongresi, ku po marrin pjesë edhe delegacioni kosovar iu drejtua edhe Ministri i Shëndetësisë së Sllovenisë Alesh Shabeder, i cili theksoi se kujdesi shëndetësor ka bërë hapa të rëndësishëm në dekadat e fundit.

"Nga themelet fillestare të solidaritetit, ju keni zhvilluar një profesion të bazuar në evidenca moderne. Profesioni sot ka një ndikim të rëndësishëm mbi rezultatet e trajtimit shëndetësor dhe cilësinë e jetës së një individi. Puna juaj është një art që kombinon profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë me njerëzimin dhe përkushtimin e vërtetë - madje edhe në ditët kur ata madje mund të kenë nevojë për ndihmë”, ka thënë Shabeder në Kongresin e organizuar nga Dhoma e Shëndetësisë dhe Mamive të Sllovenisë - Shoqata e Shoqatave Profesionale të Infermiereve,  Mamive dhe Teknikave të Shëndetit të Sllovenisë.

Motoja e kongresit të këtij viti është: “Infermieret dhe mamitë, avokatët shëndetësorë për të gjithë”.

Në këtë kongres po marrin pjesë edhe Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia si dhe vende tjera të Ballkanit./RTKlive/


MË SHUME NGA Shëndetësi