Brenda ishullit privat që kushtoi 250 milionë dollarë

Brenda ishullit privat që kushtoi 250 milionë dollarë

Kompania Royal Caribbean ka hapur ishullin e saj të ri privat në Bahamas. Ishulli, “Perfect Day at CocoCay” , ka pësuar një transformim prej 250 milion dollarësh  dhe përfshin një park ujor të madh, plazhe të projektuara, restorante, kabina luksoze dhe madje edhe një linjë zip.

Megjithatë, ajo që është e sigurt se do të jetë një hit për të gjitha moshat është “Thrill Waterpark” i cili krenohet me 13 rrëshqitje ujore dhe madje mburret me pishinën më të madhe në Karaibe.

Të tjera aktivitete përfshijnë lojëra ujore, sporte si volejbolli dhe basketbolli i plazhit, futbolli dhe vozitjes.

Turistët mund të bëjnë një shëtitje në ajër me balonë të mbushur me helium.

Ndërkohë ata që ndjehen të pangopur do të kenë një numër të madh restorantesh për të zgjedhur, duke përfshirë “Captain Jack’s”, tavolina pikniku apo edhe një numër baresh në plazh.