BMW 2002 kthehet në një makinë të fuqishme me 803 kuaj fuqi

BMW 2002 kthehet në një makinë të fuqishme me 803 kuaj fuqi

Mjafton të gjendet kjo makinë klasike dhe kompania, do ta transformojë në tërësi.

Shumica e adhuruaesve të makinave klasike të BMW, sikurse modeli 2002 me forma katrore që është prodhuar mes 1968 dhe 1975, do të donin ta shihnin të kthyer në një veturë funksionale.

Gruppe5 Motorsport kanë bërë ndryshimet e duhura në këtë model, të cilin do ta prodhojnë në disa njësi, duke shfrytëzuar makineritë e fabrikës së kompanisë gjermane.

Kjo makinë, nuk është vetëm një klasike me motor të ri, që mjafton të vozitet, por në të janë kryer punime që të arrijë deri në 803 kuaj fuqi, për të arritur shpejtësi të konsiderueshme.

Që të përshtatet me motorin e fuqishëm, në BMW 2002, janë bërë edhe përforcime të shumta, që ta ketë sa më të lehtë qarkullimin.

Në të njëjtën kohë, u vendosën edhe pëparësi teknologjike, që shfrytëzuesit, të mo ndjejnë se ndodhen në një makinë të një kohe të lashtë. 


MË SHUME NGA Auto