Speca të mbushur me kajmak

Speca të mbushur me kajmak

Një ushqim interesant dhe i shpejtë për nisur iftarin.

Përbërësit: 

6 speca bufka

150 gr kajmak

150 gr djath deleje

2 vezë

kripë.

Udhëzimet:

Specat lajini, pastrojini nga farat dhe thajini.

Djathin, kajmakun dhe vezët bashkojini dhe shtojuni kripë sipas nevojës.

Me këtë masë mbushini specat.

Specat e mbushur kështu renditini në tavën adekuate dhe vendosini në furrën e parangrohur në 180 gradë për 15 minuta.