Danilo Kish: Dasmorët

Danilo Kish: Dasmorët

Dasmorët

Nga shtëpia ime

Dalin dasmorët

Të zinjtë më morën

Nënën

kurse të bardhët

motrën

Zemrës sime i duken njësoj

krismat ose zilet

ose zilet e pushkëve

Nga shtëpia ime

dalin dasmorët.

 

NESËR

Çdo mbrëmje, i lodhur

nga dëshirat e parealizuara,

prore me një shpresë rrëqethëse në zemër,

pëshpërit një fjalë:

Nesër!

Nesër dikush do më thotë: bir;

nesër dikush do më thotë: i dashur;

nesër dikush do më thotë:... të dua;

nesër të gjithë vuajtjet do t’i varros në një varr,

Në një varr pa kryq, pa asnjë shenjë, që asnjë kujtim

të mos mbetet;

nesër...

Dhe kështu 365 ditë në vit -

Nesër!... Nesër!

(Përktheu: Salajdin Salihu. Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)