Detajet e dizajnit të BMW M3 të ri

Detajet e dizajnit të BMW M3 të ri

Modeli ri i BMW M3, ka grill shumë më të ngritur se paraardhësi

Kjo nuk është hera e parë, që po shihet BMW M3 gjatë fazës së testimit, vetëm se kësaj radhe, reporterët e kapën derisa po transportohej mbi rimorkion e një kamioni.

Në këtë formë, u kap në afërsi dhe mund të shihen edhe disa prej detajeve të dizajnit të kësaj makine të re, për të vërejtur se si mund të duket kur të del nga prodhimi.

Deri në fazën finale, gjithçka mund të ndryshojë, vetëm se deri më tani, vërehet ndryshimi i grillit që është shumë më i ngritur. Mbrojtëset në të dy anët janë më të gjëra, duke bërë të dallojnë nga ato të pasardhësit, me linja shumë më të rrumbullakosura.

Ende nuk është bërë e ditur, se kur do të lansohet kjo makinë, që në brendi do t’i ketë deri në 500 kuaj fuqi, si dhe të ofrojë shpejtësi të konsiderueshme.