Mercedes G500 modifikohet për herë të parë si një makinë me tavan të hapur

Mercedes G500 modifikohet për herë të parë si një makinë me tavan të hapur

Dëshiroi që makina tij me 850 kuaj fuqi, të dallojë prej të tjerave dhe misioni është kryer me sukses

Jon Olsson është skiatori suedez, i njohur për modifikimin e makinave të shtrenjta.

Kësaj radhe, ai kërkoi që ta ndryshojë një Mercedes G500 që e ka në pronësi, sepse donte të dallohej kur të dilte në rrugë.

Në makinën që ka 850 kuaj fuqi, janë vënë rrotat gjigante dhe i është rritur sistemi i pezullimit, ndërsa ka edhe një element, që e bën të vetmin nga ky model.

Duket se kamina ishte shumë e lartë për parkingun nëntokësor, që Olsson e shfrytëzon në Monako, andaj iu largua pjesa e sipërme.

Me këtë rast, ky Mercedes G500, është I vetmi në botë, që ka mundësi t’i largohet tavani dhe të shfrytëzohet si makinat e famshme që janë tërësisht të hapura.