Veterinerët realizojnë me sukses kirurgji truri tek papagalli

Veterinerët realizojnë me sukses kirurgji truri tek papagalli

Kirurgët kanë kryer një ndërhyrje në trurin e një papagalli që vlerësohet si specie në zhdukje. Qëllimi i tyre është që të provonin nëse procedura funksiononte në mënyrë që të shpëtonin speciet.

Tek zogu që kishte një vrimë në kafkë, ata përdorën të njëjtat procedura si tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë. Kirurgjia që u realizua javën e kaluar ishte një sukses i veterinerëve.

Speciet që gjenden në Zelandën e Re janë asgjësuar nga gjuetia, humbja e habitateve dhe grabitqarët. Në të gjithë botën kanë mbetur vetëm 144 papagaj 'kapako'.

Kapakos janë papagajtë më të shëndoshë në botë, të cilët nuk fluturojnë dhe rrinë zgjuar natën.