Një kështjellë në guvë

Një kështjellë në guvë

Një kështjellë e ngritur në 400 metra lartësi, në hyrje të një shpelle natyrale në Slloveni është hapur për publikun.

Kështjella Predjama ka një rrjet korridoresh sekrete dhe daton që në shekullin e Xlll. Ajo është listuar në librin e rekordeve Guinness si “Kështjella më e madhe në një guvë”.

Kështjella ishte përdorur si fortesë për shumë fisnikë, dhe kjo është arsyeja pse korridoret sekrete kishin formë kryqi.  Sipas ‘My Modern Met’, kalorësi Erasmus i Lug, ishte lordi i kështjellës në shekullin e XV. Ai ishte një grabitës i njohur, i cili u detyrua të largohej kur vrau komandantin e ushtrisë perandorake.

Kështjella u bë vendstrehimi i tij dhe prej andej ai përdori korridoret e fshehta për të vazhduar grabitjet.