Luani fillon terapinë për kancerin e lëkurës në një spital për njerëzit

Luani fillon terapinë për kancerin e lëkurës në një spital për njerëzit

Një luan po merr trajtim për kancerin e lëkurës në një spital për njerëzit në Afrikën e Jugut.

Luani 16-vjeçar me emrin 'Kaos' u fut në spitalin privat nga dera e pasme për të mos u frikësuar njerëzit.

Kafsha ishte pavetëdije dhe me gojën e lidhur vendosur në një karrocë në Muelmed Mediclinic, në Pretoria.

Luani 258 kg u trajtua nga një ekip prej 5 radioterapistë dhe një onkolog në një mjedis të pazakontë, sepse nuk ka objekte të rrezatimit për kafshët në Afrikën e Jugut.

Sesioni i parë i trajtimit, ku kafshës iu mbuluan sytë dhe pjesët e shëndetshme të hundës për ti mbrojtur, zgjati vetëm 5 minuta.

Kujdestarja e tij, Kara Heynis, tha se radioterapia ishte e shtrenjtë por absolutisht ia vlen.