Oda e infermierëve, synon të standardizojë kompetencat me BE-në

Oda e infermierëve, synon të standardizojë kompetencat me BE-në

Oda e Infermierëve të Kosovës do të mbështetet nga ekspertë evropian në fushën e edukimit si dhe standardizimit të kompetencave dhe thirrjeve infermierore në pajtim me direktivat e BE-së.

Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës Naser Rrustemaj ka zhvilluar një takim me ministrin e shëndetësisë së Sllovenisë, Alesh Shabeder, në prezencë edhe të homologes së tij, kryetares së Odës së Infermierëve të Sllovenisë, Monika Azhman.

Rrustemaj takimin me ministrin Azhman e ka zhvilluar në ditën e dytë të Kongresit të 12-të Ndërkombëtar të Infermierëve të Sllovenisë që po mbahet në Kranj të Sllovenisë e ku pos Kosovës po marrin pjesë edhe odat e infermierëve nga Kroacia, Bosna dhe Hercegovina, Serbia si dhe vende tjera të Ballkanit.

Po ashtu, kryetari Rrustemaj, bashkë me delegacionin nga OIK zhvilloi takim edhe me profesorin Tom Keighley, ekspert i shquar evropian në fushën e edukimit, standardizimit të kompetencave dhe thirrjeve infermierore në pajtim me direktivat e Bashkimit Evropian.

Keighley ka thënë se këto direktiva janë duke i zhvilluar në rajon si dhe ka shprehur gatishmëri që të mbështesë Kosovën në rrugën e përmbushjes së kritereve dhe kërkesave që dalin nga stabilizim-asocimi. Gjitha kriteret lidhen me direktivat e Bashkimit Evropian.

Duke parë rolin dominant të infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë pjesëmarrës në ditën e dytë të kongresit ishte edhe kryeministri slloven Marjan Sharec. Ai iu drejtua me një fjalim pjesëmarrësve të Kongresit.

"Puna juaj është stresuese, puna juaj është përgjegjëse. Unë e di se si shkon puna juaj, sa e vështirë është. Unë e di se si është kur një person nuk e di se si të kujdeset për fëmijën kur të sëmuret, kur të ketë ethe, dhe atëherë është shumë e rëndësishme që dikush të jetë rreth nesh, i cili mund të na thotë të kthehemi drejtë dhe ky njeri na qetëson. Pacientët ndonjëherë kanë nevojë vetëm për fjalën e një mjeku, infermiere, mamie, tekniku të kujdesit shëndetësor, cilindo në sistemin e kujdesit shëndetësor ", tha kryeministri slloven Marjan Sharec, duke theksuar ndërgjegjësimin e përgjegjësisë së profesionit dhe rëndësinë e misionit të mamive dhe të infermierëve në sistemin shëndetësor.