Botohet ditari "origjinal" i Ana Frankut

Botohet ditari "origjinal" i Ana Frankut

"Ditari i Ana Frankut" konsiderohet një nga veprat letrare më personale dhe përfaqësuese të shekullit të 20-të.

75 vite nga shkrimi i saj, një botim i ri pretendon të përcjellë te lexuesit atë çfarë autorja, Anëlis Mari Frank, kishte dashur të shkruante prej fillimit.

Libri me titull "E dashur Kiti" është përgatitur nga Lorin Nusbaum, e njohura dhe bashkëkohësja e autores 15-vjeçare.

"Ditari që të gjithë ne kemi lexuar nga viti 1947 ka qenë një një amalgamë referencash marrë nga ditari i Anës dhe libri i babait të saj, Frenkut. Po të kishte jetuar më gjatë, Ana nuk do të kishte lejuar askënd që t'ia ngacmonte variantin origjinal. Besoj se ky botim çon në vend amanetin e saj,"-tha Nussbaum.