Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare

Monumenti i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare

Më 12 maj të vitit 1226, u doreshkrua në manastirin e Shën Andreas, afër Krujës, në atë kohë qendër e Principatës së Arbërit Kodiku “Vatikeanus Greaus” me numrin 103, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë kombëtare.

Në këtë Kodik është përfshirë një epitaf metrik, kushtuar arkedhiakut të Arbanonit, Kostandin Meles.

Po në të gjenden edhe disa epigrame të Dhimitrit të Arbërit, që dëshmojnë për historinë e kësaj principate dhe autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre.