Shpërthen gypi, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Shpërthen gypi, disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Një gyp ka shpërthyer në Prishtinë këtë mëngjes, e si pasojë e kësaj disa lagje kanë mbëtur pa ujë.

Uji ka vërshuar rrugën ‘Luan Haradinaj’ dhe rrugën ‘Kosta Novakovic”.

Lajmin për mungesë të ujit e kanë konfirmuar banorët e lagjes “Tophane”. Ata kanë shpërndarë fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet një sasi e madhe e ujit.

Ndërkohë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.