Sanimi i gypit të ujit do të zgjasë deri në ora 23.00

Sanimi i gypit të ujit do të zgjasë deri në ora 23.00

Kompania e ujësjellësit rajonal Prishtina njofton se për shkak të natyrës së defektit në një gyp me ujë, sanimi i tij, i paraparë për ora 18.00, mund të zgjasë deri në 23.00.

Si pasojë e prishjes së gypit një pjesë e banorëve të kryeqytetit sot gjatë ditës kanë mbetur pa ujë të pijes.

“Në bazë të informacioneve nga kujdestaria sanimi mund të zgjasë deri në orën 23.00. Ekipet teknike janë duke punuar me intensitet të lartë, qe 15 ore pandërprerë qe nga ora 06.00 e mëngjesit, por defekte të tilla ndodhin papritmas dhe shpesh sanimi bëhet më i vështirë për shkak të pozicionit të tubit dhe vetë diametrit që ka dhe problemeve teknike të tjera që mund të hasen përgjatë sanimit”, thuhet në sqarimin e kompanisë së ujësjellësit Prishtina.

“Me sinqeritetin më të madh kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët , pasi puna aty ka filluar në orën 06.00 e që realisht po punohet pa ndërprerë ende”, përfundon sqarimi.

Ndryshe, sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një pëlcitje e gypit të ujit në rrugën 'Luan Haradinaj'.  Pa ujë të pijshëm kanë mbetur zona Qendër dhe pjesa përreth.