Një pjesë e lagjes ‘Dardania’ pa furnizim me ujë të pijshëm

Një pjesë e lagjes ‘Dardania’ pa furnizim me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" , ka njoftuar se një pjesë e lagjes,, Dardania,, në Prishtinë pa furnizim me ujë të pijshëm, shkak pëlcitja e tubit me diametër DN 80 milimetra, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, KRUP ) njofton konsumatorët e lagjes ,, Dardania,, në Prishtinë se, që nga ora 08.00 e mëngjesit të ditës së sotme iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

“Rreth orës 07.00 të mëngjesit të ditës së sotme ka pëlcitë gypi i ujit AC me diametër DN 80 milimetra në rrugën ,,Robert Dol,, në Prishtinë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe sipas parashikimeve teknike të natyrës së defektit, sanimi pritet të ndodhë sot rreth orës 14.00, paralelisht me rikthimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Pa furnizim me ujë të pijshëm janë konsumatorët e pjesës më të madhe të lagjes,, Dardania,, në Prishtinë. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët deri në sanimin e defektit”, ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina’.