Kapet duke u testuar Taycan, në të cilin Porsche po punon në fshehtësi

Kapet duke u testuar Taycan, në të cilin Porsche po punon në fshehtësi

Së paku deri në muajin shtator.

Frankfurt Motor Show që zhvillohet gjatë shtatorit, është shumë e rrëndësishme për Porsche.

Në këtë aktivitet, prodhuesi gjerman do ta prezantojë për herë të parë makinën tërësishet elektrike Taycan.

Rivali i Tesla Model S, është duke u përpunuar për një kohë në fshehtësi, ndërsa Porsche nuk do dëshironte në ansjë mënyrë që ju ta shihni, derisa ta kompletojë.

Mirëpo, e ka pasur të pamundur t’ju ikte reporterëve që merren me vetura e reja. Në Taycan Forum, janë shpërndarë fotografitë, që e tregojnë kryesisht eneterierin e makinës.

Në shikim të parë, ngjanë më së shumti me Mission E, ndërsa pamja është e bllokuar nga inxhinierët që janë duke kryer punimet.

Tani që ka pamje të përafërta, ka mundësi që Porsche Taycan të prezantohen më nga afer, nëse më herët se data e caktuar.