Frrokaj iu bashkua Nismës Socialdemokrate në Gjakovë

Frrokaj iu bashkua Nismës Socialdemokrate në Gjakovë

Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, sot iu bashkua profesor Kujtim Frrokaj. Lajmin e ka bërë me dije kryetari degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha. “Kontributi i pr

“Kontributi i prof. Frrokaj në Nismën Socialdemokrate do të jetë i mirëseardhur për avancimin e vlerave socialedemokrate që i duhen shoqërisë tonë. Z. Frrokaj dhe të gjithë ata që zgjedhin Nismën Socialdemokrate do të kenë hapësirën dhe mbështetjen e nevojshme për të çuar përpara projektet që janë në të mirë të qytetarëve të Gjakovës”, ka shkruar Fazli Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka theksuar se Nisma Socialdemokrate është parti e cila u rri afër qytetarëve.

“Si subjekt politik po tregojmë shembull se si qeveriset në nivel lokal dhe atë qendror. Mirë se erdhe në Nisma Socialdemokrate, profesor Frrokaj”, ka shkruar Hoxha.