Sami Lushtaku kujton rezistencën e Nebih dhe Tahir Mehës

Sami Lushtaku kujton rezistencën e Nebih dhe Tahir Mehës

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar majin e vitit 1981, demontratat stundentore në Kosovë, përfshirë edhe rezistencën heroike të Nebih dhe Tahir Mehës në Prekaz.

Përmes facebook ai thotë se aso kohe ishte 20 vjeçar, ndërsa vepra e Nebih e Tahir Mehës ishte frymëzim për gjeneratat e reja nga lindi dhe u zhvillua Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

”Pranvera e vitit 1981, ishte më e nxehta që unë e mbaja në mend, deri në atë kohë. Demonstratat studentore në kërkimin të republikës për Kosovën, kishin bërë jehonë në gjithë Jugosllavinë.

Në këtë ditë të majit 1981, unë isha 20 vjeçar. Mëngjesi i asaj dite në Prekaz, agoi bashkë me krisma të lirisë. Pushkët e Nebih e Tahir Mehës, po tregonin se ky popull nuk nënshtrohet e liria mund të vie vetëm përmes grykës së pushkëve.

Vepra e tyre na ka frymëzuar gjithë gjeneratat e mëpasme, nga të cilat lindi dhe u zhvillua Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Lavdi jetës dhe veprës së Nebih e Tahir Mehës. SL”