Whatsapp do të ndalojë se funksionuari për këta përdorues

Whatsapp do të ndalojë se funksionuari për këta përdorues

Windows Phone asnjëherë nuk shënoi sukses përballë rivalëve dhe nuk ngjalli interesin e nevojshëm tek zhvilluesit e aplikacioneve.

WhatsApp lajmëroi ditën e sotme se së shpejti do të tërheqë mbështetjen për të gjithë smartfonët që kanë sistemin operativ Windows.

Aplikacioni nuk do të funksionojë më nga Dhjetor i 2019-ës tek këto telefona. Duke qenë se nuk do të vijojmë me zhvillimin në këto platforma, disa funksione mund të ndalojnë të punuari tha WhatsApp.

Sistemi operativ Windows Phone u lançua në Tetor të 2010-ës por në Janar të 2019-ës vetë Microsoft tha se nuk do të mbështesë duke këshilluar përdoruesit të blejnë telefona iOS dhe Android.

Kjo do të thotë se WhatsApp nuk do të mbështesë më aplikacionin po atë ditë që Microsoft do të heqë dorë prej tij.

Windows Phone asnjëherë nuk shënoi sukses përballë rivalëve dhe nuk ngjalli interesin e nevojshëm tek zhvilluesit e aplikacioneve.

Megjithatë mund të jenë mijëra ose qindra mijëra përdorues që shfrytëzojnë WhatsApp nga një pajisje Windows.

WhatsApp gjithashtu do të tërheqë mbështetjen për versione 2.3.7 të WhatsApp nga 1 Shkurti i 2020-ës dhe për iOS 7.