Fiton një milion dollarë në lotari, me numrat që i kishte parë në ëndërr

Fiton një milion dollarë në lotari, me numrat që i kishte parë në ëndërr

Një burrë australian i ka fituar 1 milion dollarë australianë në lotari. Ai tha se këtë shumë e fitoi me numrat që i kishte parë në ëndërr 13 vjet më parë.

Burri që deshi të mbetet anonim tha se këta numra i kishte parë në ëndërr para një kohe të gjatë dhe ka luajtur me ta që nga ajo periudhë.

Ai tha: “E kontrollova tiketën në internet dhe e zbulova lajmin. Mendova se një ditë do t’i shoh këta numra. Nuk hoqa dorë nga ta”.

Fituesi i sasisë së madhe të të hollave tha gjithashtu se me këta numra ka fituar edhe shpërblime tjera në të kaluarën. Ai shtoi: “Këta sigurisht që janë numrat e mi të fatit, prandaj do të vazhdoj të luaj me ta”.

Tiketa fituese ishte blerë në Tanzani. Kjo nuk është hera e parë që dikush thotë se ka fituar shpërblim përmes numrave që i ka parë në ëndërr.

Më herët gjatë këtij muaji, një grua amerikane i fitoi mbi 101 mijë dollarë në lotari. Ajo tha se kishte parë ëndërr një burrë që ia kishte dhënë numrat fitues, shkruan “BBC”.