Ismaili: Për 3 muaj, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta

Ismaili: Për 3 muaj, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është shprehur i lumtur me ecurinë e shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stenimin në QKUK.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm brenda 3 muajve ta parë të viti 2019, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në vitin 2018, të cilat, siç thotë ai, për këtë periudhë kohore, arrinin deri në 285 sosh.

Sipas tij, këto shërbime përkthehen në qindra-mijëra euro kursime të qytetarëve.

Ky është postimi i plotë:

Shumë i lumtur për ecurinë e shërbimit 24-orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. Vetëm brenda 3 muajve të parë të vitit 2019, mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në vitin 2018, të cilat, për këtë periudhë kohore, arrinin deri në 285 sosh. Për të njëjtën kohë, janë realizuar edhe 719 koronarografi, për dallim prej 543 në vitin e kaluar. Këto shërbime përkthehen në qindra-mijëra euro kursime të qytetarëve. Ky është shembulli më i mirë që na garanton se puna që po bëjmë sot do të jetë afatgjate dhe gjithmonë në mbrojtje të shëndetit dhe xhepit të qytetarëve tanë.#BashkëeNdreqim.