Promovohet libri “Sfinksi pyet sërish” i autorit Ismail Syla

Promovohet libri “Sfinksi pyet sërish” i autorit Ismail Syla

Është promovuar libri “Sfinksi pyet sërish”, libër me poezi që bartin dëshminë e kohërave dhe të unit poetik e që shkojnë kah kondensimi modern.

Autori i librit, Ismail Syla, duke falënderuar të pranishmit, lexoi dy epe nga libri i ri i botuar me poezi.

Botuesi i librit, Avdullah Zeneli, tha se libri ka qenë i zbërthyer mirë.

“Botuesit nuk i takon të flasë. Librin e zbërthyen shumë mirë parafolësit dhe e kanë mirë të gjitha. Vet fakti që autori më ka besuar botimin më detyron të flas diçka”, tha Zeneli.

 Studiuesi i librit, Behar Gjoka, tha se ky libër i lënë të kuptojnë se çfarë po ndodh me shpirtin, me kohen si asaj çka duam e s’duam ne.

 “Libri na bënë me dije çfarë po ndodh me shpirtin, me kohen si asaj çka duam e s’duam ne. Të gjithë po tentojmë të bëhemi shkrimtarë e po humbim lexues. Simbolika “finksi”- “sfinksi” është diçka tjetër a jemi gati të sakrifikojmë. Kemi poetikë klasike dhe moderne”, tha Gjoka.

Profesori Hajdin Abazi në këtë përurim të librit ka thënë se autori i librit, Ismail Syla, më së shumti ka shkëlqyer në veprën me poezi duke thënë se kjo ka qenë edhe ngjitja e tij në poetikë.

“Ismail Syla edhe më herët ka shënuar kthesë në krijimtarinë e tij të veçantë në të cilat shënon ngjitje në qiellin poetik. Ismail Syla, përbërja e tij është shquar për kapje të nuancave. Pa fije dyshime është poezia ajo që shkëlqen Ismail Syla. Autori Syla ka shfaqur tek poezia begati idesh, konceptesh,  motivesh,  e gjetjesh, e mbresa poetike. Poezia është shpirti i Ismail Sylës”, ka përfunduar Abazi, raporton EO.