Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Berlin

Nikolla Dimitrov për vizitë pune në Berlin

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Berlin.

Në Bungestagun gjerman, Dimotrov do të marrë pjesë në ngjarjen: “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes për emrin: arritjet, sfidat dhe perspektivat”, të organizuar nga grupet parlamentare të të Gjelbërve dhe të seksionit gjerman të Unionit të Federalistëve Evropianë, ku anëtarë janë deputetë nga katër parti politike – CDU/CSU, Social-Demokratët, të Gjëbërit dhe Liberalët.

Shefi i diplomacisë do të ketë takime me deputetë në Parlamentin gjerman në të cilat do t’ua prezantojë progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gatishmërinë e vendit për fillimin e negociatave aderuese në BE.

Siç njoftojnë nga MPJ, programi i vizitës përfshin edhe takime me bashkëbisedues të tjerë relevantë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.