Ndërron jetë ylli legjendar i Hollywood-it

Aktorja e famshme amerikane Doris Day ndërroi jetë në moshën 97-vjeçare. Fondacioni i saj “Doris Day Animal” konfirmoi lajmin duke u shprehur se ikona e Hollywood-it ndërroi jetë këtë të hënë në shtëpinë e saj në Kaliforni.

Day gëzonte shëndet të mirë deri pak kohë më parë, ndërsa së fundmi u përball me probleme serioze nga pneumonia.

Ajo e nisi karrierën si këngëtare në grupin “Les Brown and His Band of Renown” në vitin 1939, i cili fitoi goxha famë pas këngës “Sentimental Journey”. Karriera e saj në kinematografi nisi në fund të viteve ’40 me “Romance on the High Seas”, pasuar më pas nga “Calamity Jane”, “Pillow Talk”, “Move Over, Darling" etj.

Dramat, muzikalet dhe komeditë e shumta e bënë Doris Day-n një ndër aktoret më të njohura në vitet ’50-’60 dhe sigurisht një ndër aktoret më të njohura në histori. Në vitin 2011, ajo publikoi një tjetër album të titulluar “My Heart” (Zemra ime), i cili u rendit në Top10 në Mbretërinë e Bashkuar.