Martohet ish-bashkëshorti i Meghan, Trevelor Engelson

Martohet ish-bashkëshorti i Meghan, Trevelor Engelson

Trevor Engelson, i cili ishte i martuar me aktoren Meghan Markle për dy vite, është martuar të shtunën në Kaliforni me Tracey Kurland.

Ish-bashkëshorti i dukeshës së Susexxit, producenti Engelson e ka kurorëzuar dashurinë me martesë dhe tashmë pamjet kanë rrjedhur në rrjetet sociale.

“Nuk mund të ishte më ndryshe se një dasmë. Ishte kënaqësi dhe absolutisht bukur. Gjithkush po kalonte mirë, veçanërisht Trevor dhe Tracey”, ka thënë një burim.

Meghan dhe Trevor u martuan në shtator të vitit 2011 pasi njiheshin për shtatë vite,  kurse u ndanë në verën e vitit 2013 dhe u divorcuan zyrtarisht një vit më vonë.

Nga ana tjetër, Markle në vitin e kaluar u martua me princin Harry, ndërsa javën që lamë pas u bënë prindër për herë të parë.