Kryeshefi i Ujësjellësit `Prishtina` mbajti ligjëratë në Tiranë

Kryeshefi i Ujësjellësit `Prishtina` mbajti ligjëratë në Tiranë

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, Ilir Abdullahu sot ka mbajtur një ligjëratë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë. Alqi Bllako, Drejtor i Përgjithshëm, i AKUM është shprehur optimist se qytetarët në zonat urbane do të aksesojnë 24 orë ujë të pijshëm dhe me cilësi brenda 2021”.

“Prishtina – Dje, Sot dhe Nesër” në menaxhimin për zhvillimin e qëndrueshëm që realizon KUR Prishtinë në këtë sektor, si një model pozitiv menaxherial , u prezantua nga Ilir Abdullahu, Drejtor Ekzekutiv, KUR Prishtinë, para mbi 150 të pranishmëve.

Ligjërata ishte e fokusuar për të arriturat e KRU sfidat që ka pasur dhe për të ardhmen me një furnizim të qëndrushëm dhe cilësore.

Deri sa Tirana dhe qyetet tjera të Shqiperisë tani për tani nuk kan një furnizim më ujë 24, por Allqi Bllako shpalosi planet që në një të ardhme të afërt qytete urbane do të arrijnë furnizimin 24/7 ditë.

Me këtë u diskutua edhe bashkpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në sektorin e ujit.

Audenca ishte e madhe dhe pati shumë pyetje që zgjuan interes të veçantë.