Jepet masa e sigurisë për 50 protestuesit e arrestuar

Jepet masa e sigurisë për 50 protestuesit e arrestuar

50 personat e arrestuar për protestën e thirrur nga opozita më 11 maj pritet të dalin sot në orën 10:00 para Gjykatës së Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.

Mësohet se policia ka marrë masa për ruajtjen e ambienteve të gjykatës dhe shmangien e incidenteve.

Protestuesit e arrestuar akuzohen  për kryerjen e veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

Ndërkohë 34 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtën ngjarje.

Policia bëri të ditur se janë 16 efektivë të saj të cilët janë plagosur “nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave Molotov”./oranews