Volkswagen fillon negociatat për ndërtimin e fabrikës në Ballkan

Volkswagen fillon negociatat për ndërtimin e fabrikës në Ballkan

Gjiganti automobilistik gjerman “Volkswagen Group” ka filluar negociata konkrete për ndërtimin e fabrikës së në Ballkan.

Për këtë investim konkurrojnë shtetet si Bullgaria, Serbia, Rumania dhe Turqia. Koncerni kërkon vend për fabrikë në regjion që nga viti i kaluar. Sipas informacionit të Radios Kombëtare Bullgare në etapën përfundimtare të konkurrimit mbeten Turqia dhe Bullgaria. Fabrika duhet të fillojë punë gjatë vitit 2022 dhe do të sigurojë 5 000 vende të reja pune.