​Grabitën çantën e dorës, arrestohen dy persona në Ferizaj

​Grabitën çantën e dorës, arrestohen dy persona në Ferizaj

Pas hetimeve të zhvilluara, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj ka arrestuar dy persona të dyshuar në lidhje me një grabitje të ndodhur ditë më parë në këtë qytet.

Të dyshuarit M.S. (m/sh/k 27 vjeç) dhe e mitura 17 vjeçare, me 12 maj rreth orës 22:30 minuta në rrugën “Atë Nikollë Prela” në Ferizaj, me forcë kanë ndaluar viktimën S.H. (f.sh./k.) dhe nga ajo kanë grabitur çantën e dorës dhe një telefon celular.

Gjatë intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, i dyshuari ka pranuar në tërësi veprën penale, ndërsa e dyshuara është mbrojtur në heshtje.

Tek të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale telefoni i markës “Sony”. 

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit iu është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, kurse për të miturën 24 orë dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes në Ferizaj.