Apple lanson në shtator iPhone XR2 me ngjyrat opsionale të gjelbër dhe rozë

Apple lanson në shtator iPhone XR2 me ngjyrat opsionale të gjelbër dhe rozë

Raporti i fundit që është shpërndarë nga një ueb-faqe në Japoni, pretendon se Apple do ta sjellë iPhone të ri, me përfundime që kanë ngjyrën e gjelbër apo rozë të hapur.

MacOtakara që ka lidhje me zinxhirin e prodhimeve të Apple, ndërsa ka raportuar edhe më herët për risitë e kompanisë, ka bërë të ditur se lansimi do të ndodhë gjatë muajit shtator.

Ngjyrat e reja janë opsionale, ndërsa telefoni i ri vazhdon t’i ketë ngjyrat origjinale të Apple, që nuk ka sjellë ndodnjëherë ngjyrë rozë të hapur apo të njohur si livando.

Hera e parë që aplikoi kompania ngjyrën e gjelbër, ishte viti 2013, kur e lansoi iPhone 5C. Mirëpo, e gjelbra në iPhone XR2 do të jetë shumë më energjike dhe e pasur, ngjashëm sikurse te paraardhësi XR.

Ky telefon është në dispozicion në gjashtë ngjyra të ndryshme, që janë poashtu shumë të gjalla dhe vërehen mirë.