Zbulohen çmimet e OnePlus 7 Pro dhe është më i shtrenjtë se Galaxy S10e

Zbulohen çmimet e OnePlus 7 Pro dhe është më i shtrenjtë se Galaxy S10e

OnePlus ka qenë vazhdimisht duke sjellur detaje rreth telefonit të ardhshëm të tyre – OnePlus 7 Pro.

Kompania me bazë në Shenzhen tashmë ka konfirmuar se do të mburret me një ekran OLED të gjeneratës së ardhshme me një frekuencë prej 90 Hz, me shpejtësi të magazinimit UFS 3.0, pajtueshmëri 5G dhe një kamerë trefishe në anën e pasme.

Është një seri seriozisht mbresëlënëse sa i përket specifikave. Gjithashtu tingëllon si një grup i kushtueshëm i karakteristikave dhe specifikave dhe tani një rrjedhje e re ka konfirmuar dyshimet.

Ishan Agarwal, i cili tashmë ka publikuar një sërë imazhe të pajisjes me rezolucion të lartë, ka ndarë detaje mbi çmimet evropiane.

Sipas zbuluesit, OnePlus 7 Pro fillon nga € 699 / € 709 në varësi të tregut për modelin e hyrjes me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ​​të integruar.

Për më shumë, Agarwal ka deklaruar se OnePlus do të shes për € 749 OnePlus 7 Pro me 8GB RAM dhe 256GB magazinim, dhe 819 € për modelin premium me 12GB RAM dhe 256GB hapësirë ruajtjeje.

Për krahasim, Samsung Galaxy S10e kushton 759 euro në të njëjtat tregje. 


MË SHUME NGA Tech