Reklamimi dixhital gjeneron mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në vit

Reklamimi dixhital gjeneron mbi 100 miliardë dollarë të ardhura në vit

Të ardhurat nga reklamimi në internet zyrtarisht kanë kaluar 100 miliardë dollarët duke u rritur me 386% krahasuar me një dekadë më parë sipas IAB dhe PwC.

Mëse gjysma e të ardhurave vinë nga platformat mobile. Pothuajse një dekadë më parë reklamuesit nuk përdornin fare platformat mobile për të reklamuar.

Por ndërsa konsumatorët janë zhvendosur drejt pajisjeve mobile, reklamuesit u kanë shkuar pas. Me popullaritetin në rritje të smartfonëve, reklamuesit filluan të kuptojnë potencialin e ri të reklamimit.

Nëntë vite më pas këto platforma gjenerojnë gjysmën e dollarëve të shpenzuara në reklamim në internet.

Të ardhurat nga këto platforma kanë potencial të lartë për shkak të formateve kreative të reklamimit dhe reklamave në median sociale. Disa analistë shqetësohen se të ardhurat e shpenzuara për të fituar vëmendjen e konsumatorit do të bien.

Por të tjerë janë konfidentë se industria do të evoluojë në atë mënyrë sa të lejojë zgjerimin e mëtejshëm të ekosistemit dixhital dhe të ardhurave gjeneruar prej tij.