Kryeshefi i Telekomit thirrje Kuvendit e Qeverisë: Ta shpëtojmë Telekomin

Kryeshefi i Telekomit thirrje Kuvendit e Qeverisë: Ta shpëtojmë Telekomin

Kur kanë mbetur edhe pak minuta, kur Kuvendi i Kosovës, do të mblidhet për të diskutuar rreth gjendjes në Telekom, drejtori i saj, Bedri Istrefi, ka kërkuar nga deputetët që të të zhvillojnë debat konstruktiv dhe të reflektojnë pozitivisht rreth gjendjes në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, duke thënë se është koha që të gjithë së bashku ta gjejnë zgjidhjen e duhur.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Istrefi, ka thënë se Telekomi i Kosovës i ka dhënë shtetit të Kosovës qindra miliona euro në formën e dividendës ndër vite dhe tani ka ardhur koha që kjo ndërmarrje publike të marrë mbështetjen e merituar shtetërore.

“Meqenëse sot Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme, ftoj të gjithë deputetët që të arrijnë të zhvillojnë debat konstruktiv dhe të reflektojnë pozitivisht rreth gjendjes në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës, dhe jam poashtu i bindur se të gjithë së bashku do të mund të gjejmë zgjidhjen e duhur për problemet e grumbulluara, duke u fokusuar racionalisht në strategjinë e daljes”.

Gjatë këtyre ditëve i kam informuar të gjitha institucionet e vendit, përfshirë Kryeministrin Haradinaj, MZHE-në, Komisionin Hetimor Parlamentar dhe deputetë të partive të ndryshme politike rreth situatës aktuale në Telekomin e Kosovës dhe mundësisë së arritjes së një qëndrueshmërie dhe stabiliteti financiar”.

“Telekomi i Kosovës i ka dhënë shtetit të Kosovës qindra miliona euro në formën e dividendës ndër vite dhe tani ka ardhur koha që kjo ndërmarrje publike të marrë mbështetjen e merituar shtetërore, pasi që është aset strategjik nacional”, ka thënë drejtori i Telekomit, Bedri Istrefi.