Aplikacioni i ri i Apple TV vjen në iOS, Apple dhe Samsung TV

Aplikacioni i ri i Apple TV vjen në iOS, Apple dhe Samsung TV

Apple ka njoftuar se aplikacioni i tyre i ri Apple TV ka ardhur në më shumë se 100 vende për pronarët e pajisjes, si dhe për përdoruesit të cilët posedojnë TV të zgjuar Samsung.

Aplikacioni i ridizajnuar është bërë për të përmbushur të gjitha nevojat tuaja argëtuese, duke sjellë një koleksion të madh filmash dhe emisione televizive së bashku me aplikacionet kryesore të videove dhe një dizajn të përmirësuar. Samsung krenohet se është prodhuesi i parë televiziv që ofron Apple TV app dhe AirPlay 2.

Aplikacioni i ridizajnuar arriti me iOS 12.3 dhe tvOS 12.3, duke sjellë kanalet Apple TV të paralajmëruar në mars, si dhe dizajn të përmirësuar, rekomandimet e personalizuara dhe më shumë.

Përdoruesit mund të hyjnë në më shumë se 100,000 shfaqje televizive dhe filma përmes iTunes-it dhe të regjistrohen drejtpërsëdrejti për shërbimet e njohura video.

Kanalet e Apple TV përfshijnë gjëra të tilla si SHOWTIME, HBO, EPIX, Starz dhe MTV Hits.

Shërbimi është gjithashtu i disponueshëm edhe në 2019 Samsung Smart TV si dhe në modele të zgjedhura 2018.

Sipas Samsung, aplikacioni Apple TV funksionon në mënyrë të përsosur me platformën e vet të kompanisë, duke përfshirë Bixby.